(Video) Plumba tek Lungomare, polici qëllon djalin e kryeplakut të Kaninës, sherri për një vajzë

(Video) Plumba tek Lungomare, polici qëllon djalin e kryeplakut të Kaninës, sherri për një vajzë

April 29, 2022 0

Ky që shikoni në foto është Lisian Myrtaj , efektivi i policisë që qëlloi me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë pas një sherri me djalin e kryeplakut të fshatit Kaninë Juxhino Aliajt (Todit).

Ditën e sotme Aliaj ka dalë nga banesa i shoqëruar nga e dashura e tij kur është zënë në pritë nga Myrtaj i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Ndërkohë efektivi Myrtaj është shoqëruar në komisariat dhe tashmë ndaj tij po kryen veprimet nga SHÇBA nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës.

revista.one/