Një trajner futbolli dhe një biznesmen futen në “Për’puthen”, ja pëlqimet e tyre
March 22, 2021Dy konkurrentë të rinj hynë sot në emisionin Përputhen” : Sajmir Neziri, 26-vjeçari nga Tirana, që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai tregoi se ka një biznes të tijin dhe se ka pasion palestrën. Ai kishte hyrë me ide shumë të qarta dhe menjëherë shprehu pëlqimin për Ledjanën dhe Jasminën. Djali i dytë që ju bashkua programit ishte Elton Maksuti. Pak ditë më parë ai e zbuloi vetë se do të bëhej pjesë e emisionit dhe menjëherë bëri xhiron e mediave. Elton ka qenë në çdo audicion të “Për’puthen” dhe këtë e konfirmoi vetë ai duke u shprehur se ka pasur gjithmonë dëshirë të bëhet pjesë e televizionit. Entoni kërceu në mes të studios me Sarën, sepse ishte vetë ajo që e shprehu dëshirën. Mirëpo kërcimi mes tyre ishte shumë i ngurtë, sepse Eltoni dukej mjaft i emocionuar.