“Njëherë në dhomën e rrëfimit…”/ Donaldi dhe Beniada sqarojnë se ç’ndodhi mes tyre
June 3, 2022Aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani kanë sqaruar për herë të parë atë që flitej prej shumë kohësh kur ata ndodheshin në shtëpinë e Big Brother Vip, nëse ka pasur apo jo diçka mes tyre.
Të pyetur në “Më lër të flas” nga Megi Pojani, Beniada e mohoi, ndërsa Donaldi tha se mes tyre ka pasur kimi shoqërore.
Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…
Beniada: Jo asnjëherë…
Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit
Megi: Një kimi, apo diçka
Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë
Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.
Donaldi: Me Beniadën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.
Donaldi e pyeti nëse është penduar që ka kaluar aq shumë kohë me të.
Beniada: Pishman nuk jam bërë për asgjë, e kam shijuar pafund
Donaldi: Nuk je bërë pishman që ke ndenjur me mua
Beniada: Asnjëherë! Madje jam bërë pishman që nuk kam ndenjur më shumë me ty
Donaldi: Okej, duhet të rrinim akoma më shumë aty brenda bashkë?
Beniada: Po
Donaldi: Po ti pa, që dëgjoje mend e botës
Beniada: Po ti që ngele me të tjerët
Romeo: Ti, a flet me të gjithë banorët?
Beniada: Ne a flasim me të gjithë? Me ca po, me ca jo
Romeo: Po mirë, që ti bie larg e larg nga Kina, po me Einxhelin a flet
Beniada: Jo, nuk flasim
Romeo: Po pse nuk flisni
Beniada: Po ku di unë e shkreta (qesh)