Njihuni me konkurrenten e Për’puthen, vjen nga Danimarka, ëndrra e saj: Të bëhet eurodeputete (VIDEO)

Njihuni me konkurrenten e Për’puthen, vjen nga Danimarka, ëndrra e saj: Të bëhet eurodeputete (VIDEO)

September 6, 2021 0

Përputhen ka nisur sot sezonin e tretë. Në emisionin e parë u prezantuan tetë djem dhe vetëm një vajzë. Ajo jeton në Danimarkë.

Ritvana Fetahu, 27 vjeç, vendlindja Kopenhagen atje dhe ku jeton. 

Pozicioni aktual i punës: Asistente –zyre ndërmjetësimi.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit se ku e sheh veten në te ardhmen, ajo u përgjigj pa mëdyshje: Në Parlamentin Evropian…
Konkurrentët e tjerë

Denzel Koçi ishte ndër konkurrentët e parë nga djemtë që u prezantua ditën e sotme. Ai është 24 vjeç, ka lindur në Mynih, por tashmë jeton në Tiranë. Aktualisht punon në biznesin e tij.
Argjend Rraci është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.
Jurgen Boduri, 24 vjeç, ka lindur në Berat, por aktualisht jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës: Asistent menaxher.
20-vjeçari Julian Çela tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me prezantimin e tij të parë. Ai tha se i do shumë femrat dhe nëse do të ishte femër me shumë mundësi do të ishte lesbike.
Markeliano Peti, 27 vjeç nga Durrësi pranoi se është bipolar dhe zbuloi se aktualisht punon Suport IT online.
Bajo Qamo është 21 vjeç dhe ka lindur në Fier, por aktualisht jeton në Tiranë, ku edhe punon biznesin e tij privat.
Bruno Shemsho, është 26 vjeç dhe ka lindur në Delvinë, por aktualisht jeton në Tiranë. Aktualisht punon si operator.
revista.one/