“Coming soon”, videoja e Manchester United për  Ronaldon bëhet virale

“Coming soon”, videoja e Manchester United për Ronaldon bëhet virale

September 6, 2021 0

Një postim i Manchester Unitedit që e shfaq Cristiano Ronaldon duke dashur ta ekzekutojë një gjuajtje të lirë është bërë viral, por për arsye të gabuara – kur merret parasysh numri i ekzekutimeve të konvertuara në gol.

Superylli portugez është duke dominuar aktivitetin e Djajve të Kuq në rrjetet sociale prej se iu bashkua klubit pas transferimit nga Juventusi. Videoja e klubit mbante përshkrimin: Coming soon.

Pas tre viteve të kaluara te Bianocnerët, 36-vjeçari u kthye në Old Trafford për 15 milionë euro, ndërsa Zonja e Vjetër do të përfitojë tetë milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në objektivat e klubit dhe lojtarit.