Noizy grindet me  Don Xhonin: “Kalo ka grupi jonë, se ki m’u bo gej…”

Noizy grindet me Don Xhonin: “Kalo ka grupi jonë, se ki m’u bo gej…”

March 14, 2021 0

Duket se djemtë e repit nuk bëjnë dot muzikë në karantinë dhe në vend të saj prodhojnë sherre me njëri tjetrin. Don Xhoni nisi të vërë në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” kishte pëlqyer videon e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.

“Ju du krejt juve që më suportoni pa ndal”- shkroi Xhoni krahas videos.

Noiyz iu kundërpërgjigj me story, video të tijën duke kënduar e duke qeshur, si dhe me postime të vjetra të Don Xhonit në Facebook, ku shpërndante e dëgjonte këngët e Noizy-t.

“Kalo ka grupi jonë, se ki m’u bo gej.

Hajde te idhulli jot, se nuk t’nguci t’premtoj.”- shkruante Noizy

Këtyre postimeve i është përgjigjur me një video Don Xhoni, i cili tregon se kur ishte i vogël, ka dëgjuar të gjithë reperat e vjetër, sepse s’kishte ç’dëgjonte tjetër.

Gjithashtu, ai shkruan me ironi: “Nuk e kam pa followin, s’muj me t’lon ty si fans, kam respekt për ty.”

Përplasja ka nisur mes Noiyz-t dhe Meriton Mjekiqit, ndaj prej këtu vazhdoi sherri edhe me Don Xhonin.