Noizy ndalohet në Vermicë nga Policia e Kosovës, kjo është arsyeja

Noizy ndalohet në Vermicë nga Policia e Kosovës, kjo është arsyeja

December 16, 2021 0

Rigels Rajku apo i njohur me emrin artistik Noizy është arrestuar në territorin e Kosovës.

Reperi i njohur shqiptar është arrestuar në në pikën kufitare në Vermicë mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Deri tek ndalimi i tij ka ardhur pasi Noizy ka pasur një urdhëresë të gjykatës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por pa përmendur emrin e artistit nga Durrësi.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë”.

“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

ujtojmë që, Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.

revista.one/