Përlotet gjithë studioja! Çfarë ndodhi mbrëmë me 21- vjeçaren në “Për’puthen”?

Përlotet gjithë studioja! Çfarë ndodhi mbrëmë me 21- vjeçaren në “Për’puthen”?

December 17, 2021 0

Mbremë puntata e “Për’puthen 3” ishte shumë emocionale.

U transmetua takimi i Albit dhe Alesjas, vajzës më të re 21-vjeçare nga Librazhdi.

Gjatë takimit, Alesja rrëfeu se kishte humbur mamanë e saj para disa vitesh dhe u përlot gjatë takimit, bashkë me Albin, i cili e përqafoi dhe e puthi duke e mbështetur.

Më pas në studio ajo u pyet nga Bora për përjetimet e kësaj fatkeqësie.

Alesja: Mendoj se çdo njeri ka sfidat e veta që janë caktuar që ti kalojë në këtë jetë, thjesht duhet të pranojmë faktin që ajo gjë ndodh e të përpiqemi të jemi të lumtur me pjestarët e tjerë të familjes. Ka qenë një person shumë i dashur dhe i respektueshëm, mirësinë që ka pasur është e vështirë mos ta kesh më. Me babain lidhja ka qenë e fortë, por tani është forcuar akoma më shumë, unë dhe motrat jemi shumë të hapura me babin dhe e kemi shumë shokë”

E gjithë studioja u përlot nga Alesja, por nuk mjaftoi me kaq. Arjani duke folur për Alesjan e duke krijuar empati për historinë e saj, përmendi se dhe Albi ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë edhe se ka pasur dinjitetin për mos të folur për të.
Albi u përlot nga kjo gjë e bashkë me të edhe Arjani e Bashkimi, miku i tij më i mirë aty brenda.