Noizy në top-listën italiane me këngën më të fundit, “FREESTYLE”

Noizy në top-listën italiane me këngën më të fundit, “FREESTYLE”

April 18, 2021 0

Noizy po korr sukses ne Itali me këngën e fundit, “FREESTYLE”, të lancuar vetem dy dite me pare.

Disa orë pasi publikoi projektin muzikor, ai arriti që për pak orë të kapë vendin e 10 ne top listat në Youtube në Italy.

Prej një karriere prej gati 17 vitesh mes Tiranës dhe Londrës, reperi shqiptar njihet edhe në Evropë.

Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër “diss”.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij.

/revista.one/