AstraZeneca i solli Shqipërisë 40.800 doza vaksinash, përshëndet Soreca i BE-së

AstraZeneca i solli Shqipërisë 40.800 doza vaksinash, përshëndet Soreca i BE-së

April 18, 2021 0

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca. Ato erdhen përmes mekanizmit “COVAX”. Soreca shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro. Kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19.

“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave  përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE  është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter

Synimi i qeverise është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit. Nëpërmjet mekanizmit të “COVAX”, Shqipëria ka paguar për 1.140.000  doza. Nga keto, deri tani kanë mbërritur 38.400 vaksina AstraZeneca.

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turisti, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.  Në total në vendin tonë janë vaksinuar 314622 persona. /revista.one/