Nuk dihet arsyeja/ Tahiri transferohet në burgun e Fierit (VIDEO)
February 9, 2022Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar pasditen e sotme në burgun e Fierit, aty ku do të vuaj dënimin me 3 vjet e 4 muaj.
Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila vendosi që ta dërgojë Tahirin atje pas intervistës së sigurisë, ku ai tha se nuk kishte ndonjë preferencë.
Tahiri u dënua nga GJKKO me 5 vite burg, por përfitoi ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për vetëm një akuzë, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa SPAK-u nuk arriti të provojë akuzat e tjera në emër të tij, të cilat u rrëzuan.