“Nuk jam më pjesë e Për’puthen”, Sindi largohet nga emisioni

“Nuk jam më pjesë e Për’puthen”, Sindi largohet nga emisioni

May 17, 2021 0

“Nuk jam me pjese e Per’puthen. Shume shpejt do te vij me nje video qe shpjegoj gjithcka…”, njofton ndjekesit e saj Sindi Loci.

Prej ditësh është vënë re se Sindi ka munguar në studion e emsionit “Për’puthen” dhe mesa duket ky ështe shpjegimi.

“Mendoj se e meritoni nje shpjegim per mungesen time ne studio. Po, eshte e vertet. Nuk jam me pjese e Per’puthen. Shume shpejt do te vij me nje video qe shpjegoj gjithcka… Deri atehere, ju. Falenderoj per cdo mbeshtetje qe me keni dhene ne kete rrugtim sa te gjate aq edhe te veshtire. Ju dua pafund dhe sigurisht nje falenderim i vecante shkon per shqipet e Kosoves dhe Diaspores qe gjithmone kane qene mbeshtetja ime, edhe kur isha me e gjykuara”, ka shkruar Sindi në një postim në InstaStory.

Kujtojmë se para pak javësh Sindi pati një përplasje shumë të ashpër me Julin, që u bë shkak për një shpërthim shumë të fortë të konkurrentes. Ajo akuzoi Julin se e kishte sharë gjatë një videoje live dhe madje me sharjen kishte prekur gjithë familjarët e saj. Juli nuk e pranoi këtë gjë dhe debati mes tyre ishte goxha i fortë.

Për më tepër pas këtij sherri, Sindi mungoi disa ditë në studio dhe pasi u rikthye i kërkoi falje Julit. Ajo u shpreh se do të harronte çdo gjë që kishte ndodhur me Julin dhe të dy të nisin një kapitull të ri si dy miq, por jo më shumë se kaq. Gjithashtu Sindi i dhuroi një përqafim të ngrohtë Julit, për t’i dhënë fund “armiqësisë” së tyre.

revista.one/