Nuk kishte vendosur maskën, policët e tërheqin zvarrë
February 20, 2021Një video ku shihen policët është bërë virale në rrjet pasi dyshohet se vetëm për një maskë, ata e kanë keqtrajtuar një qytetar, duke e tërhequr dhunë për ta futur me forcë në makinë.
Video është shpërndarë masivisht në rrjete sociale në formë denoncimi, pasi djali i ri që shihet në pamjet e filmuara nga qytetarët nuk kishte vendosur maskë. Policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij, duke tejkaluar kompetencat e tyre.