Numërimi, deri tani 76308 vota të pavlefshme

Numërimi, deri tani 76308 vota të pavlefshme

April 27, 2021 0

Deri tani, sipas të dhënave të KQZ, numërohen 76308 fletë votimi të pavlefshme.

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendi për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 10:51 , janë numëruar 4796 kuti nga 5199 në total.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 695155 vota ose 48.74 %, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 563120 vota ose 39.5 %, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 98543 vota ose 6.91 %, konvertuar në 5 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 32164 vota ose 2.26 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

revista.one/