Celibashi: Kemi numëruar mbi 1.55 milionë vota, PS merr 74 mandate

Celibashi: Kemi numëruar mbi 1.55 milionë vota, PS merr 74 mandate

April 27, 2021 0

 “Deri më tani janë numëruar 4952 qendra ku është votuar të barabarta me 1.551.921 votues”, deklaroi Krfeu i KQZ-se, Ilirjan Celibashi . Ai beri një deklaratë për mediat mbi ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit të votave.

.Qarqet që kanë mbetur pa u mbyllur numërimi janë Durrësi dhe Tirana. Celibashi tha se nga projeksionet e deritanishme PS merr 74 mandate.

Celibashi: “Në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor ju bëj me dije se ka përfunduar numërimi për subjetktet në 4952 qendra votimi nga 5199 në total. Ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit për partitë, koalicionet për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Vlorë. Për Tiranën dhe Durrësin procesi ka përfund në 11 ZAZ dhe janë në proces 270 qendra të tjera. Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar për 12 vende numërimi dhe ka filluar për 23 vende numërimi të tjera. Pjesëmarrja për 4952 qendra votimi është 45.72% e barabartë me 1.551.921 votues nga 3.393.748 në listat e këtyre qendrave të votimit. Bazuar sa më sipër rezu paraprake janë:

PSD 2.24% 3 mandat

BK 0.3%

LDSH 0.3%

BD 0.53%

ABEOK 0.09%

LSI 6.84% 4 mandate

Nisma Thurje 0.64%

PD 39.40% 59 mandate

Lëvizja për Ndryshim 0.45%

PS 48.8% 74 mandate

Bojken Abazi 0.7%

KQZ disponon të gjitha pamjet filmike gjatë procesit të numërimit të votave dhe KQZ do ia mundësojë këto pamje filmike subjekteve politike dhe ato t’ja shpërndajnë kandidatëve të tyre”.

revista.one/