Nxehet fushata, Grida Duma mbush sheshin më Kavajë, Basha ngjitet mbi ‘Range Rover’ 

Nxehet fushata, Grida Duma mbush sheshin më Kavajë, Basha ngjitet mbi ‘Range Rover’ 

March 11, 2021 0

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Kavajë, ku zhvilloi një takim me qytetarë dhe strukturat e partisë, dhe për të mbështetur Grida Dumën, kandidate për deputete atje.

Sapo mbërriti në qendër të Kavajës, Bashën e pritën qindra qytetarë, ndërsa vetë kryedemokrati u ngjit mbi makinën e tij, një fuoristradë tip “Range Rover”.

Nga pamjet që i ka shpërndarë dhe vetë Lulzim Basha në Facebook, shihen qindra qytetarë. Sigurisht, pa distancë, të gjithë mezi presin t’i heqin qafe rregullat anti-Covid. /revista.one/