Oficer i forcave RENEA kapet duke transportuar 1 kg kokainë në Tiranë
May 14, 2021Nje një oficer i forcave RENEA eshte arrestuar sot duke transportuar 1 kilograme kokaine.
Sipas burimeve, policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike. Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe identiteti i personit të arrestuar. Arrestimi i efektivit të policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë nga SHCBA.
Nderkaq, Shqiperia eshte bere objekt humori nga Policia Evropiane per trafikun e droges.
Mëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të zeza sportive, të braktisura në mesin e një pylli në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, me përshkrimin ironik “nga Departamenti i Sendeve të Humbura”.
“Nëse kohët e fundit keni humbur tre çanta të mëdha të zeza plot me kanabis në mes të një pylli pranë kufirit grek me Shqipërinë, duam të flasim me ju”, shkruhej në postimin e Frontex në faqen zyrtare të Facebook. “Autoritetet greke janë të gatshme të japin strehim afatgjatë për personat…”, shtohej më tej.
Frontex ishte në kërkim të pronarëve të 50 kilogramëve kanabis, të cilat u gjendën nga policia greke në brendësi të çantave të braktisura. Episode të tilla nuk janë të rralla në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë –ku vetëm në katër muajt e parë të vitit 2021 janë bllokuar dhjetëra kilogramë kanabis me autorë të panjohur.
Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që mikpriti oficerët e Frontex për të menaxhuar kufijtë e vet, ndërsa 71 anëtarë të Agjencisë së BE-së gjenden aktualisht të dislokuar në qarqet kufitare të Gjirokastrës dhe Korçës.
MIsioni kryesor i Frontex në Shqipëri lidhej me frenimin e emigracionit të paligjshëm, por trafikimi ndërkufitar i kanabisit vazhdon të mbetet një nga shqetësimet kryesore.
Fqinji jugor i Greqisë është destinacioni i dytë pas Italisë i sasive të mëdha të kanabisit që prodhohen në Shqipërisë me 1.5 ton bimë narkotike të sekuestruara gjatë vitit 2020. Raportet vjetore të policisë greke vlerësojnë se gati gjysma e kanabisit të sekuestruar atje ka origjinë shqiptare, ndonëse sasitë e sekuestruara kanë pësuar rënie vit pas viti që prej kulmit të shënuar në vitet 2016-2017, citon BIRN.
revista.one/