Olës i hyn dyshimi se Murati e tradhton, ka lidhje me një vajzë jashtë programit

Olës i hyn dyshimi se Murati e tradhton, ka lidhje me një vajzë jashtë programit

May 10, 2021 0

Kur të gjithë mendonin se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në “Për’puthen”, ajo ka hedhur sot dyshime të forta për tradhti. Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit. Kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij. Ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë

Mirëpo Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tijj. Ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Këtë gjë e konfirmoi edhe Atdheu, i cili tha se e njeh ortaken e Muratit. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit. Ajo tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.

Javën e shkuar, Murati u deklarua vetëm për Olën në emision. Ai tregoi se ka një pëlqim shumë të fortë ndaj saj. Gjatë takimit të tyre në plazh, teksa ishin duke u përkëdhelur dhe prekur me njëri-tjetrin, Murati bëri një deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.

Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muartin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër.