“Olsa cakton takimet e vajzave”, Eri zbulon të fshehtat e “Për’puthen”

“Olsa cakton takimet e vajzave”, Eri zbulon të fshehtat e “Për’puthen”

March 11, 2021 0

Ditën e sotme në takimin e Jasminës me Princin, ky i fundit surprizoi bukuroshen brune duke udhëtuar me të me helikopter. I përjashtuar i nga programi Eri Aga pretendon se ky takim me helikopter i ishte refuzuar.
Ai tha se në fillim Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen”, nuk e lejoi që të zhvillonte një takim me helikopter me Ledjanën, sepse sipas saj kjo e fundit nuk kishte audiencë.
“Në fillim Olsa më tha ti nuk do e bësh me Ledjanën këtë takim, por do e bësh me një person tjetër, sepse Ledjana nuk ka audiencë. Më vonë personi tjetër u largua nga studio dhe kur erdhi rasti që Ledjana do bëntë takimin e dytë me mua ajo i tha me mesazh jo nuk do e bësh takimin me Erin”, tregoi ish-konkurrenti.
Më pas Eri tha se vazhdoi të këmbëngulte dhe i kërkoi për herë të dytë Olsës që të zhvillonte takimin me helikopter me Ledjanën.

“Unë e mora në celular edhe i them Olsës takimin e dytë me Ledjanën dua ta bëj me helikopter se është takimi im dhe dua ta bëj si dua vetë. Në fillim Olsa më tha ok. Pastaj më mori gazetarja e Për’puthen dhe më tha Eri nuk do e bësh këtë takim, sepse e ka bërë më parë Love Story dhe nuk ka shans asnjë njeri tjetër që ta bëj atë takim me helikopter”, tha Eri. Për ta dëshmuar këtë gjë ai bëri publike edhe bisedën që ka bërë me gazetaren e emisionit.
Eri shtoi se tashmë e ka kuptuar se aty bëhet çdo gjë me skenar dhe se është Olsa ajo që ju thotë vajzave se cilët djem duhet të zgjedhin për takime. Eri shtoi se Olsa e ka vendosur që Ledjana të dalë çift me Mevlanin, ndaj ajo nuk lejonte që ai të bënte takim me të, sepse nuk donte të prishte treshen e famshme Ledjana-Mevlan-Antonela.