Princi e hipën Jasminën në helikopter, vajza në dilemë për Andin

Princi e hipën Jasminën në helikopter, vajza në dilemë për Andin

March 11, 2021 0

Sot në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë mes Jasminës dhe Princit. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe madje Princi e bëri që të sfidonte frikën e saj më të madhe, të fluturonte me aeroplan. Mirëpo takimi mes tyre nuk u prit shumë mirë nga Andi, që ka qenë djali i parë që i ka rrëmbyer një puthje Jasminës.
Për këtë shkak, Andi dhe Jasmina patën një përballje në fund të emisionit me njëri-tjetrin. Andi tha se është tërhequr nga Jasmina, sepse ka vënë re se të gjitha veprimet ajo i bën me një qëllim.
“Jam tërhequr sepse u ftoha pak. Ti Jasminë të gjitha gjërat që i bën, i bën qëllimisht, të paktën ashtu më duket mua dhe mua kur më duket që dikush i bën gjërat qëllimisht unë mërzitem, sidomos kur është personi që e pëlqej. Dhe ti prapë shkon i bën ato gjeste, ndërkohë që unë ti kam përmendur edhe më para. I bën qëllimisht dhe kur i bën prapë mua më shikon dhe pret reagim prej meje”, tha Andi.
Jasmina tha se disa veprime ajo nuk mundet t’i bëjë me Andin, sepse ai nuk ja ka dhënë kurrë mundësinë, duke qenë se gjithmonë largohet i pari pas përfundimit të emisionit. Andi u justifikua me faktin se ka punë ndaj detyrohet të largohet me shpejtësi, teksa shtoi:
“Ai vërtetë e ka emrin Princ, por princi i vërtetë për ty jam unë”.
Jasmina tha se ajo nuk ka nevojë për një të dashur që e bën për të qeshur, por për dikë që e mbron, si Princi.
ë pas Andi i kërkoi Jasminës një takim të tretë për të sqaruar gjithçka me të. Në fund ai e puthi bukuroshen brune në ballë dhe tha se kjo është një shenjë afeksioni dhe admirimi.
Mirëpo para se Andi t’i kërkonte një takim të tretë edhe Princi i dhuroi Jasminës një fustan të bardhë dhe i kërkoi që të njihen më shumë bashkë me një takim tjetër. Tashmë Jasmina ndodhet mes dy zjarreve dhe mbetet të shohim nesër se cilin prej dy djemve do të zgjedhë.

Takimi

Princi ka lënë pa fjalë Jasminën në takimin e tyre të parë duke i bërë xhiro me helikopter, ndonëse ka fobi nga lartësitë.
Ai i qëndroi shumë afër për ta bërë që të ndihej sa më e qetë. Fillimisht Jasmina hezitoi që ta shoqëronte dhe u largua me vrap, por Princi e bindi që të hipte në helikopter. Për këtë surprizë nuk mungoi kom enti i Andit.

Jasmina: Nuk dua të v d es me ty. Jasmina: Si tu duk bota nga atje lart? Princi: Shumë e madhe. Thashë dua të jem lart me robin e zemrës.

Jasmina: Ishte cdo gjë për ty. Princi: Të pëlqej shumë. Jasmina: Jam shumë e turbulluar, nuk prisja të afrohesha me dikë tjetër kaq shpejt.

Andi: Ideja me helikopter shumë i bukur, por mendoj që Jasminën e coj më lart në qiell unë pa helikopter. Jasmina: A mund të mos tallesh se dua të të marr seriozisht? Andi: Po seriozisht jam.