Olta Gixhari akuzon Big Brother se montoi fitoren e Luizit me Dean

Olta Gixhari akuzon Big Brother se montoi fitoren e Luizit me Dean

March 8, 2023 0

Aktorja Olta Gixhari në një debat të bërë së fundmi me disa nga banorët, ka akuzuar produksionin e BBV për montim të situatës, kur Luizi dhe Dea u shpallën fitues të provës “Dancing with Big Brother”.

Olta u shpreh se vëllai i madh e kishte vendosur me kohë që Luizi dhe Dea të shpalleshin fitues, në mënyrë që Dea të kishte imunitet dhe Luizi të hapte kutinë (meqë Dea vetëm e kishte hapur më herët).

Me këtë rast ajo ka akuzuar edhe jurinë speciale që ishte ftuar për të votuar atë natë, që kanë shpallur fitues çiftin Luiz dhe Dea, dhe jo çiftin Olta dhe Shpat.

Gixhari insiston se ajo dhe Shpati kërcyen më bukur se Luizi dhe Dea, por që sipas saj është vendosur nga produksioni që fitues të ishte çifti tjetër.

revista.one/