(VIDEO) Binjaket e Harqeve bëhen pjesë e mesazhit të AMAD për 8 Marsin

(VIDEO) Binjaket e Harqeve bëhen pjesë e mesazhit të AMAD për 8 Marsin

March 8, 2023 0

Dita Ndërkombëtare e Gruas, nuk është dita e mamave dhe nënave, por e grave dhe vajzave që kanë protestuar dhe protestojnë për gëzimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta nga pikëpamja sociale, ekonomike dhe kulturore. Organizata jo-qeveritare AMAD solli edhe këtë vit një video-mesazh ndërgjegjësues. Në video shfaqen binjaket e harqeve Klesta dhe Kristel si edhe aktivistë/punonjës rinorë nga AMAD. 

Mesazhi, i përcjell me figurë, zë dhe titra synon vlerësimin e gruas dhe respektimin e saj, duke bërë thirrje kundër dhunës, diskriminimit dhe mosreagimit. 

Ashtu si tregojnë edhe raste të shumta të raportuara, dhuna është një problematikë që kërkon masa të integruara nga çdokush, veçanërisht institucionet qeveritare dhe joqeveritare.

Heshtja ndaj konstatimit të dhunës na bën bashkëpunëtor në krim për mosveprim.

Kjo video vjen nën kornizën e projektit “Ngjyrat e njerëzores” (Colors of Humanity), i mbështetur nga programi Erasmus+.