Pamjet e fundit të Rita Orës i vënë flakën Australisë, aksidenti me bikinet (10 foto)

Pamjet e fundit të Rita Orës i vënë flakën Australisë, aksidenti me bikinet (10 foto)

March 31, 2021 0

Rita Ora vazhdon të jetë e zënë me punë në emisionin “The Voice Australia”, ku është anëtare e jurisë. Por në kohën e lirë punon për fansat e saj duke postuar foto nga brigjet e Australisë.

Rita Ora ka treguar asetet e saj në një pishinë afër hotelit të saj në Sydney gjatë ditës së mërkurë. 

Këngëtarja duket se është duke u relaksuar, edhe pse bikinet patën ca probleme që të rrinë në trupin e saj. 

Rita tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e veshur me një palë bikini në ngjyrë floriri, që e përfshinë këngëtaren në një situatë disi të sikletshme. Ndërsa ishte duke u relaksuar, të brendshmet e saj i zbuluan pak më shumë seç duhej. “Daily Mail” ka publikuar disa foto të këngëtares.

Pjesëmarrja në juri, nuk është i vetmi aktivitet ku Rita Ora ka shkëlqyer në Australi.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, ishte ylli i koncertit “Sydney Mardi Gras”, mbrëmjen e 5 marsit.

30-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një veshje provokuese, ndërkohë që këndonte për publikun e mbledhur në “Sydney Cricket Ground”.

Rita Ora këndoi disa nga këngët e saj më të njohura, si “Let Me Love You”, “Bang Bang”, “BIG” dhe “Anywhere”. 

Në fund të performancës, Rita Ora u mallëngjye dhe i tha publikut se e kishte marrë shumë malli për një koncert: “Po përpiqem që të mos qaj, por kisha shumë kohë pa dalë në skenë. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”. /revista.one/