Shkenda e kuqe, gati për këngën e re me Rikin

Shkenda e kuqe, gati për këngën e re me Rikin

March 31, 2021 0

Këngëtarja Shkenda Dubova po sjell një këngë të re. Paralajmërimi për fansat vjen me ngjyra të kuqe në Insta. Në llogarinë zyrtare në Instagram, këngëtarja është shfaqur mjaft tërheqëse dhe provokuese e veshur me një fustan të kuq, mjaft të hapur te pjesa e gjoksit.

Përmes disa fotografive të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit, Dubova ka bërë të ditur se do të vijë me një paraqitje mjaft provokuese në klipin e këngës.

Kësaj radhe, ajo do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e ri, Riki, në një këngë e cila do të titullohet “Si dikur”.

Përmes disa fotografive të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit, Dubova ka bërë të ditur se do të vijë me një paraqitje mjaft provokuese në klipin e këngës.

Shkënda pozat ngacmuese për fansat i ka të shpeshta edhe në fotografitë e përditshme që publikon. /revista.one/