Pamjet, si po e feston Morena Taraku ditëlinjen

Pamjet, si po e feston Morena Taraku ditëlinjen

April 1, 2021 0

Morena Taraku ndau me ndjekësit e saj në InstaStory pamjet e përgatitjeve për ditëlindjen e saj. Gjithçka e kuruar, që nga dekorimi i ambientit e deri tek torta gjigande me mbishkrimin “King M.T”.

Morena ditën e sotme mbush 28 vjeç . Karrierën e saj ajo e nisi si modele dhe më pas iu përkushtua dhe botës së muzikës.  Ndërsa tashmë ajo ka dhe një biznes të produkteve kozmetike në Stamboll.

Para pak kohësh Fero dhe Morena Taraku kanë lançuar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili titullohet “Money”.

Në secilën pjesë të videoklipit, ata shfaqen të kombinuar në veshje me njëri-tjetrin teksa repojnë dhe duket një dyshe e përkryer. /revista.one/