Parakalimi i gabuar shkaktoi aksidentin tragjik në Fier, ky është çifti Lelaj që humbi jetën

Parakalimi i gabuar shkaktoi aksidentin tragjik në Fier, ky është çifti Lelaj që humbi jetën

June 10, 2022 0

Sokrat Lelaj dhe Fatbardha Lelaj janë çifti që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në aksin Levan-Tepelenë. 54-vjeçari Lelaj i cili ishte punonjës i FNSH-së dhe në momentin që ndodhi aksidenti tragjik ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Ford” bashkë me gruan dhe vjehrrën Bylyre Salaj. Sokrat Lelaj dhe vjehrra e tij kanë humbur jetën direkt në vendngjarje ndërsa bashkëshortja e tij ka mbërritur në gjendje kome në spital. Pa kaluar 60 minuta, Fatbardha Lelaj ka humbur jetën duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.

Ditën e sotme policia ka arrestuar shtetasin M.Skënderaj pasi ishte ai që drejtonte mjetin “Opel Zafira” i cili u përplas me makinën e 54-vjeçarit Lelaj. Ka qenë Skënderaj ai që ka bërë një parakalim të gabuar dhe shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima. Nga ky aksident tragjik kanë mbetur të plagosur rëndë vetë M.Skënderaj, bashkëshortja e tij Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6-vjeçare. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës ditën e sotme pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. (M). S., 43 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në datën 09.06.2022, rreth orës 20:20, në fshatin Buzëmadh, duke drejtuar automjetin tip “Opel Zafira”, është përplasur me automjetin tip “Ford”. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja e tij, shtetasja G. M. dhe vajza e tyre 6 vjeçe, si edhe kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., F. L. dhe B. S., të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford”.

revista.one/