Pas akuzave të Noizyt, reagon Cllevio: Dalila ishte e dashura ime 17 vjeçe e gjysmë, jo 13…

Pas akuzave të Noizyt, reagon Cllevio: Dalila ishte e dashura ime 17 vjeçe e gjysmë, jo 13…

July 25, 2022 0

Pas akuzave të Noizit për pedofili, reagon Cllevio. Në një live në Instagram ka sqaruar se si ishte komplet ngjarja, duke thënë se vajza në fjalë ishte e dashura e tij për një vit, dhe aso kohe ishte 17 vjeçe e gjysmë, e jo 13 vjeçare.

“Që ta kuptoni, e di e gjithë Lushnja, kjo është Dalila, doktoresha është 17 vjeçe e gjysmë dhe unë jam 21 vjeçar. Për kokën e Qerosit e di gjithë Lushnja dhe merr dokumentet e komisariatit të Lushnjës. Nuk po më lë rehat, më ke vënë pranga. Ti nuk ke faj ka faj ky gazetari, e bëri Dalilën 13 vjeçe nga 17 e gjysmë ishte në vit të katërt, Dalila ku je të dua.

Dil tregoje historinë Dalila, për ty po flet ky. Pse lali yt 13 vjeçe të ka kapur ty, të kam kapur 17 vjeçe e gjysmë, e dinë të gjitha shoqet e Dalilës. Unë kam qenë 21 vjeç.

Po të kthej një përgjigje, Dalila është kjo që po më thua ti por është 17-vjeçe dhe po më akuzon mua për përdhunim, Dalila është e dashura ime për një vit. Është kriter për mua që të jeni mbi 18-vjeçe. Sot ka kryer mjekësinë e përgjithshme, doktoresha në Lushnje. Dhe tani po vazhdon për psikiatre.

Dalila sot është 33 vjeçe”.-është shprehur Cllevio.

Sipas lajmeve në mediat online, kur ngjarja e rënde thuhet se ka ndodhur, Cllevio ka qenë 22-vjeç. Ai u prangos pas denoncimit të 13-vjeçares, e cila është paraqitur në polici së bashku me prindërit. Vajza ka treguar se i riu e ka marrë duke e mashtruar dhe e ka çuar në një nga motelet e qytetit te Lushnjes, ku ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike, psikologjike e seksuale. Pas denoncimit, minorenia e shoqëruar nga prindërit ka kryer një vizitë gjinekologjike në spitalin e qytetit.

Akti i ekspertimit i firmosur nga mjeku ligjor konfirmon se mbi 13-vjeëaren është ushtruar dhunë fizike dhe seksuale. Pas marrjes së kësaj prove, policia e Lushnjes u vendos në kërkim të Kleviol Ahmetajt. I riu u prangos në një nga lokalet e qytetit. Ai u shoqërua në ambientet e policisë dhe është marrë në pyetje.