(VIDEO) Dalin pamjet kur Fero sulmon një person në makinë, policia arreston reperin 

(VIDEO) Dalin pamjet kur Fero sulmon një person në makinë, policia arreston reperin 

July 25, 2022 0

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë me shpejtësi një video e dhunshme e reperit emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.

Videoja e publikuar tregon momentin kur reperi shihet duke sulmuar një person brenda një makine. Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda makinës, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.

Nga pamja, duket se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Megjithatë data se kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk është bërë e ditur.

Policia e Kosovës raportohet se e ka ndaluar reperin Feronit Shabani – Fero nën dyshimin për sulm fizik. Lajmi është njoftuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi të bërë për mediat të hënën (25 korrik).

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokuroria tutje shton se i dyshuari të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale, “Sulm”.

Videoja fillimisht u publikua nga Nacionale ku shihej 25-vjeçari duke goditur një person brenda një veture.

Kjo vjen disa muaj pasi një tjetër video e tij, teksa filmon veten duke goditur një person është bërë virale në mediat sociale.

revista.one/