Pas çmimeve në “Sundance”, filmi “Zgjoi” shpërndahet në të gjitha kinematë botërore
May 5, 2021Qendrës Kinematografike të Kosovës njofton se filmi “Zgjoi” ka arritur marrëveshje me kompani boterore distribuimi. Filmi me regji nga Blerta Basholli fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e “Sundance”.
Theksohet se “Zgjoi” ka bërë marrëveshje me Kino Lorber & Zeitgeist film për Amerikën Veriore. Ndersa Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.
Njoftimi i plote:
“Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e Sundance, ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi.
Përmes distributorit LevelK “Zgjoi” ka bërë marrëveshje distribuimi me Kino Lorber & Zeitgeist Film për Amerikën Veriore. Po ashtu me Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe me Icon për Australine dhe Zelandën e Re.
Filmi po ashtu ka bërë marrëveshje për Kinën me Hugoeast Holding, për Skandinavine me Edge Entertainment. Per Portugaline me Films4you. Per Republikën Çeke me HBO Central Europe, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, dhe Sllovenine me Kino Meditaran.
Per Turqine marreveshja eshte me Filmarti, dhe Greqine me Cinobo. “Zgjoi” është në drejtim të finalizimit të marrëveshjeve edhe me shumë shtete tjera.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi. Në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, etj.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohe, të drejtat e shitjes globale i ka LevelK”
revista.one/