Pas klipit, Melisa dhe Andi ia kthejnë hapur dashurinë njëri tjetrit
May 1, 2021Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi Shehu dhe Melisa Lleshi konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të saj, “Leje”.
Ky projekt arriti 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.
“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime.”- shkruante ajo.
Pas këtij konfirmimi kaq të bukur të lidhjes, ka ardhur edhe komenti i Andit.
Ai ia ka kthyer dashurinë partneres ‘me të njëjtën monedhë, duke i komentuar krahas fotos së tyre:
“Të dua! Jam shumë krenar për ty zemra ime.”
revista.one/