Pas lindjes së bebushave, Genta Ismajli i rikthehet skenës muzikore

Pas lindjes së bebushave, Genta Ismajli i rikthehet skenës muzikore

August 18, 2022 0

Që prej ardhjes në jetë të binjakëve, Genta Ismajli e ka shijuar mëmësinë larg skenës.

Ndonëse publikoi një projekt të realizuar përpara ardhjes në jetë të vajzës dhe djalit, këngëtarja ka qenë më e tërhequr këto kohë.

Por, me kalimin e kohës, skenës nuk do t’i mungojë për gjatë. Këngëtarja ka bërë të ditur se do rikthehet, në një festival.

Ajo do të performojë në shtator në “Vibez Festival” në Zvicër me datë 10. Mes emrave të tjerë shqiptarë që janë pjesë e “line up” përmendim Xhensilën, Albanin e Capital T kurse nga emrat e huaj, veçohet Maitre Gims. “Vibez Festival” do të jetë triditor.

revista.one/