(VIDEO) “Kam 99 probleme por…”/ Bora Zemani “arratiset” me shoqet për pushime jashtë vendit

(VIDEO) “Kam 99 probleme por…”/ Bora Zemani “arratiset” me shoqet për pushime jashtë vendit

August 18, 2022 0

Bora Zemani ka publikuar një video teksa ndodhet në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që thotë: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”.

Bie në sy komenti i një mikeshe të moderatores. “Vjen era tradhti”- thuhet në komentin e bërë në postimin e Borës, të cilit kjo e fundit i është përgjigjur duke shkruar: “Tradhtove ti që nuk na u bashkove! Mos vër faje kot.”

Nga komentet duket se Bora është nisur në një udhëtim me mikeshat e saj, ndërsa komentuesja shfaq hapur ‘xhelozinë’.