Kiara dhe Luizi ‘arratisen’ për pushime në Bodrum

Kiara dhe Luizi ‘arratisen’ për pushime në Bodrum

August 12, 2023 0

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se më në fund kanë gjetur kohë për njëri-tjetrin. Dyshja janë nisur për pushime jashtë vendit, duke shënuar kështu pushimet e tyre të para si çift.

Kanë qenë vetë ata që kanë postuar disa imazhe nga pushimet e tyre. Dhe si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe dyshja kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë për t’u relaksuar nga gjithçka.

Kujtojmë që Luizi që pas daljes së tij nga “BBV” ka qenë shumë i ngarkuar me projekte dhe koncerte. Ai ka xhiruar edhe një film “Në kuadër të dashurisë” me Olta Gixharin që shfaqet në tetor në kinema.

Kiara nga ana tjetër ka moderuar emisionin e saj “Kepi i Vip-ave.”

revista.one/