Plas në Për’puthen/ Mevlani i merr Efin, Bruno bëhet agresiv nga refuzimi i saj

Plas në Për’puthen/ Mevlani i merr Efin, Bruno bëhet agresiv nga refuzimi i saj

January 18, 2022 0

Sot ishte takimi midis Efit dhe Mevlanit. Ata kanë zhvilluar një bisedë të këndshme dhe kanë folur edhe për dashurinë duke e lidhur me të shkuarën.

Mevlani ka shprehur se është dashuruar vetëm 1 herë, ndërsa Efi ka thënë se është dashuruar 2 herë.

Ajo tregoi se për njërin nuk ka asnjë lloj ndjesie, ndërsa për tjetrin ka ngelur respekti dhe e kujton me respekt.

Kur është pyetur në studio nga Bora, se përse nuk ka asnjë lloj respekti për personin Efi ka shprehur se është tradhtuar.

“Jam tradhtuar. Më ka munguar ai respekti! Ndërsa lidhja tjetër mbaroi , sepse nuk u përputhën karakteret, nuk shkoi siç duhet jo për mungesë respekti. Kur më kanë tradhtuar kam qenë e vogël dhe nuk i kuptoja gjërat mirë. E kam falur disa herë, sepse e shihja si diçka që hë se nuk do e bëj më, nuk e merrja si mos respekt ndaj meje. E lidh dhe me faktin që e kam dashur, por më shumë me moshën që se kam kuptuar“.- tregoi ajo.

Sot Efi pati debate të ashpra me Brunon, i cili u soll shumë agresivisht ndaj saj dhe Mevlanit.

Efi mendon se Bruno çalon në sjellje, ndërsa Mevlani ka shprehur se nuk i intereson çfarë mendon Bruno apo të tjerët.

takim i pritur shumë agresivisht nga Bruno, i cili kapet me Mevlanin që në filllim.

Fillimisht ai u kap me pozicionin e Mevlanit në emision, i cili nuk është i ulur si të tjerët me vendim të produksionit. Bora dhe Arjani kanë ndërhyrë duke i dal në mbrojtje Mevlanit dhe sidomos Bora, e cila vazhdimisht ia kujtonte Brunos faktin që Mevlani mund të refuzohet dhe është njësoj si të gjithë.

Bruno ka përmendur vazhdimisht fjalët: “o shqiptar”, “mbylle gojën”, “mos fol”, ndaj Mevlanit dhe ka pasur debate të ashpra me Efin.

Bruno: Unë fokusin e kam pasur tek ty.  Dhashë shumë në mënyrën time. 

Efi: Ti varesh këtu në studio nga pëlqimi për mua. Ti po bën të njëjtat veprime, e pe që nuk je aty ku duhet te unë dhe hakërrehesh. Në momentin që unë nuk jam e kënaqur me atë që ti më jep, unë do dal. Ka boshllëqe Bruno. 

Mevlan: Mua nuk më pengojnë djemtë. Unë do tregoj cilësitë e mia, nëse do arrij ta bëj për vete shumë mirë. Nuk kam pse mendoj për të tjerët.

Bruno: Këtë na e kanë vendosur si opinionist këtu, prandaj bën kështu ky. 

Mevlan: Bruno ta kam thënë, dëgjo më shumë sesa flet. Ti me këto argumente do të bësh publikun për vete. Në momentin që unë e zgjedh ajo mund të thojë jo dhe jam njësoj me ty. revista.one/