(VIDEO) “Edhe dy gra mund të dashurojnë”, pamje provokuese në krevat të banoreve të Big Brother VIP

(VIDEO) “Edhe dy gra mund të dashurojnë”, pamje provokuese në krevat të banoreve të Big Brother VIP

January 18, 2022 0

Arjola dhe Beniada së fundmi kanë dhuruar momente provokuese për publikun, nëpërmjet një shakaje që kanë bërë.

Teksa ishin ulur në krevatin e tyre modelja ngrihet dhe i ulet sipër aktores dhe më pas dyshja fillojnë bisedën duke bërë si çift.

Shakanë e nisi Beniada duke i thënë aktores të mos shikojë Monikën teksa zhvishet, pasi ajo “e dashuron”. Aktorja Arjola Demiri duke i mbajtur shakanë e ka vazhduar bisedën duke i thënë se “nuk ka asgjë të keqe” që edhe dy gra mund të dashurojnë.

Biseda mes vajzave:

Arjola: Çfarë ke zemra ime që je e menduar?

Beniada: Nuk don t’iua tregoj të tjerëve. Me të tjerët jam shumë e turpshme. Zemër pse bën kështu pse nuk më shikon kurrë?

Arjola: Sepse jam dashuruar, humbur.

Beniada: Me kë?

Arjola: Me Nikën?

Monika: Ju po përqafoheni unë u zhvesha.

Beniada: Vëllai i madh, Monika nudo, seksi.

Arjola: Mund të zhvishemi të treja.

Beniada: Jam shumë xheloze, mos e shiko më Monikën.

Arjola: Jo nuk e shikoj.

Beniada: As me një sy.

Arjola: Ok, po me dy sy ta shikoj.

Beniada: Jam xheloze thashë, do të nxjerr nga shtëpia.

Arjola: Ok, më nxirr, më nomino.

Beniada: Jo shpirt nga shtëpia jonë, jo nga këtu.

Arjola: Ok nga shtëpia jonë. Pse kemi shtëpi bashkë ne?

Beniada: Po.

Arjola: Ok, kemi mace e qen?

Beniada: Po, një mace.

Beatrix: Çfarë po bëni?

Monika: Asgjë, këto po puthen.

Arjola: Çifti më i ri në Big Brother VIP.

Beniada: Çifti më i bukur te shtëpia e BB VIP, Arjola e Beni, edhe dy gra mund të dashurojnë, nuk ka asgjë të keqe.

Arjola: Asgjë të keqe nuk ka.

Beniada: Të plasin nga inati. Dashuria është gjëja më e bukur në botë.

Arjola: Po, të na ekzekutojnë kur të dalim nga këtu, të na përjashtojnë nga farefisi. Ti thjesht shko te prindërit, kërcet e thua mam, bab, erdha unë, e veç kur të plasë ndonjë tenxhere, ndonjë dru aty. Ik mallkuar qofsh.

Beniada: Trixa do vish edhe ti me ne të përqafohemi e puthemi.

Arjola: Nuk ka nevojë ajo, është ngopur.