Stresi tregon për klipin që ka bërë me reperin anglez, gati publikimi

Stresi tregon për klipin që ka bërë me reperin anglez, gati publikimi

April 8, 2021 0

Stresi ka njoftuar detaje nga bashkëpunimi me C Biz. Ai ka postuar një video nga prapaskenat e klipit, i cili duket se është xhiruar brenda një shtëpie. Po ashtu, ai ka publikuar edhe një video nga një pishinë, ku ka xhiruar me disa vajza seksi. Stresi ka zbuluar se kënga e re do të mbajë titullin “Sometimes I’m Feeling Good” dhe pritet që të publikohet shumë shpejt.

C Biz është një nga reperët më të mirë dhe të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Emri i tij vazhdon të jetë trend në listat muzikore. Një nga këngët më të famshme të reperit britanik është “The Game’s Mine”, që numëron miliona klikime.

Stresi prej muajsh ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”.

/revista.one/