Pasi Atdheu doli me Sarën, Gelianin e tall edhe Sindi: “Gjino i vogël”

Pasi Atdheu doli me Sarën, Gelianin e tall edhe Sindi: “Gjino i vogël”

May 6, 2021 0

Geliani është djali më i vogël në moshë në “Për’puthen”. Shumë e konsideruan deklaratën e tij për Sarën të nxituar, sepse sipas tyre, ai nuk ka pjekurinë e duhur për të kuptuar lojërat e saj.

Kujtojmë se Sindi pati një takim shumë romantik me Gelianin dhe fill pas tij Sara u deklarua për Gelianin, sepse u bë xheloze.

Pasi Sara u shfaq çifta jashtë emisionit me Atdheun, Geliani u bë keq. Ai vendosi të hiqte Sarën edhe nga lista e ndjekësve të tij në Instagram.

Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve të papritura nuk ka munguar dhe një reagim ironizues nga Sindi.

Ajo ka shkëputur disa nga fjalët e Gelianit, kur ai u deklarua për Sarën në “Për’puthen”.

“Sikur të gjithë botën të kem kundra do jem me të. Hahaha”, ka shkruar Sindi shoqëruar me emojin e një palaço.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga filmi “14 vjeç dhëndër” e me ironi ka shkruar për Gelianin: “I vogli Gjino”.

Sara u shfaq shumë e afërt dje me Atdheun në rrjete sociale. Djali nga Kosova publikoi në Instagram një foto përkrah Sarës.

“Shif para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah fotos.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

revista.one/