Rezarti i tha homo Aleksit, reagon Salsano: Edhe unë jam Vivi, përshëndes Veziren!

Rezarti i tha homo Aleksit, reagon Salsano: Edhe unë jam Vivi, përshëndes Veziren!

May 6, 2021 0

Aktori i “Portokalli” Salsano Rrapi ka zgjedhur të mbajë anën e Aleksit në debatin me Rezartit. Aktori Veleshnja e quajti kolegun homoseksual për shkak të një parodie. Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij në “Portokalli” ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin.

Përplasja mes Rezart Veleshnjas dhe Aleks Seitajt nisi për shkak të një parodie për të rritur, që ai ka publikuar pak kohë më parë. Rezarti u shpreh se këtë parodi nuk duhet ta shikojnë adoleshentët e madje ngriti pretendeimet se përmes saj Aleksi tregon se është homoseksual.

Pas kësaj deklarate nuk mungoi dhe një reagim nga Aleksi.

Unë këtë këngë e kam postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ata shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq. Unë se kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi. Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë. Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë. Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, u shpreh Aleks në reagimin e tij.