Pasi Fjolla ra në burg, bashkëshorti publikon selfie nga dasma: Pafajësia jote do të vërtetohet

Pasi Fjolla ra në burg, bashkëshorti publikon selfie nga dasma: Pafajësia jote do të vërtetohet

July 29, 2021 0

Fjolla Morina, po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit në mëngjesin e 19 korrikut. Arrestimi i saj erdhi pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, meqë mbi këngëtaren rëndon një dënim i shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri.

Mirëpo të mërkurën në mbrëmje ishte bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, shprehur mbështetjen e tij për gruan me të cilën u martua këtë vit.

Ai ka zgjedhur një fotografi të çiftit nga martesa në Ishujt Maldive, ku Fisniku shihet i veshur me kostumin e dhëndrit dhe Fjolla me fustanin e bardhë të nusërisë.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im…Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, ka shkruar Fisnik Syla në Facebook.

Më pas ai publikoi edhe një tjetër ‘selfie’ të çiftit, të realizuar para pasqyrës në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. 

revista.one/