Për tokën/ Vritet nga kushërinjtë 30-vjeçari, plagosen babai e vëllezërit e tij

Për tokën/ Vritet nga kushërinjtë 30-vjeçari, plagosen babai e vëllezërit e tij

July 29, 2021 0

Ky është 30 vjeçari Romeo Hasalla, i riu që u qëllua për vdekje me armë gjahu nga kushëriri i tij i parë, Kastriot Hasalla. Ngjarja është regjistruar në Garunjas të Lushnjës, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, konfirmuar kjo nga policia. 

Policia bën me dije se, dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla pas një konflikti për tokën, që duket se ka vite që ka nisur, kanë qëlluar me armë gjahu xhaxhain e tyre dhe tre djemtë e tij. Për pasojë, Shaip Hasalla dhe dy djemtë e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla kanë mbetur të plagosur, kurse djali i tretë, Romeo Hasalla ka ndërruar jetë.

Romeo Hasalla nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga të shtënat me armë gjahu, çifte. Në kërkim për ngjarjen veç dy vëllezërve Afrim dhe Kastriot Hasalla është shpallur dhe djali i këtij të fundit, Marjus Hasalla.

Nuk dihet nëse ai ka dorë në vrasje apo ka ndihmuar të atin të largohet.

Nëna e 30 vjeçarit që vdiq, është shprehur se se djemtë e kishin mbjellë me ullinj tokën që ishte bërë shkak për sherrin dhe konfliktin me kushërinjtë.

“Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

revista.one/