Pasi Luizi nuk u eliminua, Olta e kërcënon dhe i kujton “kancerin”

Pasi Luizi nuk u eliminua, Olta e kërcënon dhe i kujton “kancerin”

January 15, 2023 0

Qëndrimi i Luizit në shtëpi i prishi llogaritë Oltr Gixharit. Menjëherë nisi debati mes tij dhe Oltës, e cila u revoltua nga fakti se Luizi ishte i pari që shpëtoi dhe mori duartroktije nga publiku kur u tha emri i tij. Aktorja, e cila shpesh shprehet se “ndjehet e kërcënuar” nga Luizi, iu drejtua disa herë me zë të lartë atij duke i thënë: “E di ti se kush jam unë?”

Olta : Ky njeri mbahet në shtëpi që nuk ka pikën e vlerës, është një antivlerë nga koka te këmbët. Ky njeri votohet dhe mbahet në shtëpi. E di pse? Se je bërë skeçaxhi fare. Je bërë si klloun, e kupton për ça të mbajnë në shtëpi ty. Që të qeshin “hahahah”. Sa hap gojën ti “hahaha” të gjithë. 

Luizi: Sa hap gojën ti ndërrojnë stacion, çfarë ti bëj unë? Ti ruhu tani!

Olta: Unë të ruhem nga ty? Ti s’ke kapacitet te më dalësh përballë, s’ke personalitet të më dalësh përballë! E di ti kush jam unë? E di mirë më kë po flet? Uroj ta dish mirë! E di me kë po flet? Shifemi nga e diela në mëngjes e andej. Kujdes se po të dalin ato spërklat e kancerit, kujdes, ë!