Të gjithë kundër Luizit, por ai shpëton i pari! Kush u eliminua nga “BBV”

Të gjithë kundër Luizit, por ai shpëton i pari! Kush u eliminua nga “BBV”

January 15, 2023 0

Të gjithë  banorët dhanë emrin e Luizit si personi që duhet të lërë shtëpinë , por Arbana tha se publiku ka vendosur që ai është i pari që shpëton eleminimit të mbrëmshëm.

Mirëpo ajo që mori vëmendje është edhe banori i eliminuar. Mikela Pupa la shtëpinë e “Big Brother Vip”,

Dea ishte banorja e dytë që i shpëtoi eliminimit me “votat e publikut.” 

Ndërkohë, qëndrimi i Luizit në shtëpi shënoi dhe debatin e parë mes tij dhe Oltës.

Olta : Je bërë si klloun, të mban publiku që ti argëtosh! Që të qeshin me ty, se je klloun.

Luizi: Sa hap gojën ti ndërrojnë stacion, ti ruhu tani! Nga nesër nis loja.

Olta: Ti s’ke kapacitet te më dalësh përballë! E di mirë më kë po flet! A e di se me kë po flet? E di kush jam unë??! Mirë se do ta shofim.