Përlotet gjithë studioja! Çfarë ndodhi mbrëmë me 21- vjeçaren në “Për’puthen”?
December 17, 2021Mbremë puntata e “Për’puthen 3” ishte shumë emocionale.
U transmetua takimi i Albit dhe Alesjas, vajzës më të re 21-vjeçare nga Librazhdi.
Gjatë takimit, Alesja rrëfeu se kishte humbur mamanë e saj para disa vitesh dhe u përlot gjatë takimit, bashkë me Albin, i cili e përqafoi dhe e puthi duke e mbështetur.
Më pas në studio ajo u pyet nga Bora për përjetimet e kësaj fatkeqësie.
Alesja: Mendoj se çdo njeri ka sfidat e veta që janë caktuar që ti kalojë në këtë jetë, thjesht duhet të pranojmë faktin që ajo gjë ndodh e të përpiqemi të jemi të lumtur me pjestarët e tjerë të familjes. Ka qenë një person shumë i dashur dhe i respektueshëm, mirësinë që ka pasur është e vështirë mos ta kesh më. Me babain lidhja ka qenë e fortë, por tani është forcuar akoma më shumë, unë dhe motrat jemi shumë të hapura me babin dhe e kemi shumë shokë”