Përplasje pas akuzave për drogë, Kristiani dhe Erlindi nxirren jashtë studios nga badigardët
March 26, 2021Moderatorja e programit “Për’puthen” Bora Zemani tha sot se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja. Në fakt para nisjes së puntatës së sotme, Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë gjithë të vërtetën.
Përmes një videoje ai ka treguar së fundmi se bashkë me Kristianin kishin kërkuar që t’ju jepej kohë televizive për të sqaruar të vërtetën për “drogën”. Ai tha se produksioni ua premtoi këtë gjë, por kjo nuk ndodhi dhe kur sot Kristiani tentoi të flitej është larguar me forcë nga rojet. Erlindi ka treguar se pas Kristianit është larguar nga emisioni dhe kërkon që Arjani e produksioni t’ju kërkojnë falje për lajmet e rreme që janë shpërndarë për ta. /revista.one/