Po vjen “bomba” e Elvanës, stilisti zbulon projektin që do të jetë “sexy”

Po vjen “bomba” e Elvanës, stilisti zbulon projektin që do të jetë “sexy”

March 26, 2021 0

Miku i ngushtë i Elvana Gjatës, stilisti Valdrin Sahiti, zbulon këngëtarja ka ardhur disa ditë në Tiranë për projektet e saj. Këngëtarja po bëhet gati për një tjetër projekt bombë! Valdrini ka publikuar në Instagram një video me Elvanën teksa të dy shihen duke udhëtuar bashkë me makinë.

Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, ka shkruar Valdrini përkrah videos.

Elvanës i pëlqen ta surprizojë gjithmonë publikun.

Megjithatë, dy-tre të dhëna për projektin i ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, ku dy foto tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Elvana jo vetëm që na tregoi pamjen seksi në videoklipin e saj të ri, por zbuloi edhe titullin e këngës.

“Loti” do të titullohet projekti që këngëtarja po sjell.

Këngëtarja publikoi në muajin dhkurt këngën “Thirr”, një baladë dashurie që u prit mjaft mirë.

/revista.one/