“Piloti i zemrës” surprizë në BB VIP, Elgit Doda dhe Romeo Veshaj ia dedikojnë këngën Monika Lubonjës

“Piloti i zemrës” surprizë në BB VIP, Elgit Doda dhe Romeo Veshaj ia dedikojnë këngën Monika Lubonjës

January 15, 2022 0

Kantautori Elgit Doda dhe aktori, Romeo Veshaj kanë lansuar një projekt muzikor, e që është më ndryshe nga tjerët.

Para pak ditësh banorja e Big Brother VIP, Monika Lubonja kërkoi nga Elgitit dhe Romeo që së bashku të ia kushtojnë një këngë asaj dhe pilotit i cili kohë më parë i solli një parashutë dedikuar saj.

Pas kësaj të dy, Elgiti dhe Romeo nisën punën për këngën e cila u finalizua me një performancë surprizë nga këngëtari në shtëpinë e BB VIP.

Befasia e këndshme u prit mirë dhe me shumë të qeshura nga Monika dhe Donaldi po ashtu. Kënga tashmë është publikuar në kanalin “YouTube”.

Kujtojmë që Elgiti kohë më parë lansoi këngën “TL” apo “Toxic Love”, që ishte dedikimi i Donald Veshaj për ish-partneren e tij, Bora Zemani. revista.one/