(VIDEO) Tenton të shtypë me makinë një person në Vlorë, i riu shpëton dhe i sulet shoferit me thikë

(VIDEO) Tenton të shtypë me makinë një person në Vlorë, i riu shpëton dhe i sulet shoferit me thikë

January 15, 2022 0

Një sherr mes dy të rinjve është shënuar dje pranë kryqëzimit ‘Rinia’ në qytetin e Vlorës.

Siç edhe mund të shihet nga pamjet e rënda, një person që drejton një Mercedes luksoz dhe që kushton mijëra euro, ka tentuar të shtypë një person tjetër.

Personi tjetër me xhup blu mban në dorë një objekt që ngjason me thikë, por për shkak se është larg nuk dallohet qartë.

Ai afrohet dhe godet shoferin nga xhami, dhe në ndihmë i vjen dhe një person tjetër që qëndron aty pranë.

Nuk dihet arsyeja e këtij sherri mes dy të rinjve, ndërsa pritet edhe reagimi i policisë. revista.one/