Platforma HitRecord e aktorit hollivudian Gordon-Levitt kërkon fotografi të bukura nga Kosova

Platforma HitRecord e aktorit hollivudian Gordon-Levitt kërkon fotografi të bukura nga Kosova

August 3, 2021 0

Aktori i famshëm hollivudian, Joseph Gordon-Levitt, ka bërë një kërkesë përmes platformës së tij, HitRecord, për publikimin e fotografive interesante nga Kosova që planifikon t’i përfshijë në një projekt të ri.

Ylli i njohur nga filmat – si “The Dark Knight Rises”, “Snowden”, “Don Jon”, “The Walk”, “Inception”, “The Trial of the Chicago 7” – ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook duke kërkuar fotografi nga vende të ndryshme në Kosovë.

“Përshëndetje, miq në Kosovë! Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri në faqen time HitRecord”.

“Gjeni disa të mira në aparatin tuaj fotografik dhe shtojini në projektin KËTU”.

“Ekzistojnë gjithashtu hapa në këtë projekt për shkrimtarët dhe aktorët zanorë, prandaj mos ngurroni t’i kontrolloni edhe ato nëse jeni të interesuar. Mezi pres t’i shoh fotografitë tuaja!”, ka shkruar Gordon-Levitt duke prezantuar një fotografi të realizuar në Kosovë.

Ndërkaq në faqen Hitrecord kërkohet që të publikoni fotografitë “që tregojnë njerëz, vende dhe gjëra të veçanta nga ku jetoni në botë”.

“Postoni fotografi për të ndarë gjërat e veçanta për të parë se ku jetoni. Mund të jetë brenda, jashtë, qytete, natyrë, ushqim, gjithçka – ndani gjithçka që mendoni se është e veçantë, dhe gjithashtu mos ngurroni të ndani sa më shumë fotografi sa të dëshironi”, shkruan në këtë faqe.

revista.one/