“Po foli i fundit”, plot me “dis” kënga e re e Stresit
July 2, 2021Stresi ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Po foli i fundit”.
Këngën e publikuar në platformën e popullarizuar të videove e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është prodhim i Enes Qosës, i cili e ka bërë edhe miksimin, ndërsa masterizimin e ka bërë Avaxus.
Është bërë e zakontë që këngët e zhanrit rep të përfshijnë në vetvete edhe elementet që njihen si ‘diss’.
E tillë është edhe “Po foli i fundit” që përmban në vete dedikime drejtuar kolegëve të Stresit.
revista.one/