“Po ulet Moza para finales”, familja reagon e indinjuar ndaj produksionit të Ferma VIP
May 29, 2026Familja e Mimoza Ahmetit reagon e indinjuar ndaj produksionit të Ferma VIP. Sipas tyre, po minimizohet kontributi i Mozës dhe po ulet figura e saj.
Reagimi i plotë:
“Jemi shumë të zhgënjyer nga produksioni, i cili duket se po përpiqet me çdo mënyrë ta ulë Mozën pikërisht pak para finales, në një moment kur kësaj aventure po i vjen fundi dhe kur ajo nuk u duhet më për shikueshmëri.
Që nga dita e parë, Moza ka qenë një nga personazhet që e ka mbajtur gjallë “Ferma VIP” dhe na duket e padrejtë që kontributi i saj të minimizohet në këtë fazë të garës. Ajo ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku dhe një numër të madh votash nga ndjekësit që e kanë përkrahur pa u ndalur që në fillim të këtij rrugëtimi.
Si familjarë, shpresojmë që vullneti i publikut të respektohet dhe që Mozës të mos i mohohet fitorja që e ka merituar me përkushtimin, sakrificën dhe mbështetjen e vazhdueshme të publikut”, shkruan familja e saj.
revista.one/

